Hyundai ka zbuluar versionin e përditësuar të SUV-it të shumë shitur Tucson në shfaqjen e makinave në Nju Jork.
Vjen me një pamje të re dhe funksione të avancuara për t’u ardhur në ndihmë shoferëve, shitjet e të cilit do të fillojnë këtë verë.
Në pjesën frontale menjëherë do të vëreni fenerët full-LED, një parakolp të ri-dizajnuar, si dhe grilat e zakonshme të Hyundai.
Pjesa e pasme vjen me drita të reja si dhe me një prapakolp të ri duke i dhënë Tucson një pamje të re.
Në brendësi fshihet një ekran 7-inç i pajisur me teknologjinë Apple CarPlay, Android Auto dhe lidhje Bluetooth.
I disponueshëm do të jetë një ekran më i madh 8-inç, i cili ofron harta 3D dhe informacion trafiku në kohë reale.
Pasagjerët në ndenjëset e pasme mund të përfitojnë një portë shtesë USB, ndër të tjera sistemin e audios Krell dhe karikim wireless.
Gjatë parkimit një sistem kamerash 360 gradë i quajtur Hyundai Sorround View Monitor do të asistojë drejtuesit.
Frenim automatik emergjent, ruajtje automatike e korsise dhe paralajmërim i shoferit i japin Tucson vlerësim prej 5 yjesh nga Euro NCAP.
Një rival i Mazda CX-5 dhe Volkswagen Tiguan, makina e Hyundai vjen me 5 motorë të ndryshëm, tre nafte dhe 2 benzine.
Më i fuqishmi prej tyre është motori 2.0 CRDi i cili prodhon 183 kuaj fuqi në 4 gomat. Konsumatorët mund të përzgjedhin mes kamios manuale me 6 marshe dhe asaj automatike me 8 marshe.
Motori aktual 1.7 litërsh me naftë dhe 113 kuaj fuqi do të zëvendësohet me një motor më efikas 1.6 litërsh me 113 ose 131 kuaj fuqi.
Variantet me benzinë janë një motor 1.6 litër GDI dhe 113 kuaj fuqi dhe një po 1.6 litër me 174 kuaj fuqi. Ky i fundit mund të pajiset me një sistem 4×4 dhe kamio automatike me 7 marshe.
Modeli me fuqi më të ulët ka kamio manuale me 6 marshe. Hyundai Tucson është një prej modeleve më të shitura të prodhuesit Korean dhe do të debutojë në Evropë në javët në vijim.
Çmimi fillon nga 19,855 euro. /Autoekpress