Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Hipermakina elektrike e Lotus mund të karikohet plotësisht për 9 minuta

Për markën Lotus, makina prezanton një fillim të ri. Shefi ekzekutiv Phil Pophan tha se Evija do të “rikthejë markën në zemrat dhe mendjet e fansave të makinave sportive”.

3 years ago
in Elektrifikimi, Lajme
3 min read
0
Evija
36
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lotus vendosi të bëjë hipermakinën më të fundit jo vetëm tërësisht elektrike, por gjithashtu jashtëzakonisht të fuqishme. Evija është makina e parë e kompanisë me motor elektrik, që përkthehet në një sasi të madhe fuqie (1973 kuaj fuqi).

Për markën Lotus, makina prezanton një fillim të ri. Shefi ekzekutiv Phil Pophan tha se Evija do të “rikthejë markën në zemrat dhe mendjet e fansave të makinave sportive”.

Lajme të Ngjashme

No Content Available

Për të gjithë të tjerët, është një makinë që do të jetë kokë-më-kokë me Tesla Roadster në çdo mënyrë të mundshme. Përveç çmimit.

Kjo është ajo që do të merrni nëse do të paguani 2.1 milion dollarë për makinën e ardhshme elektrike:

Evija

Është një supermakinë që do ti bëjë të gjithë të kthejnë kokën kur kalon.

Me këtë projekt, skuadra për linjat e dizajnit të Evija u frymëzua nga formacionet e shkëmbit (“e gdhendur nga natyra përgjatë shekujve”).

Siç e shihni edhe në foto, pasqyrat e dyerve mungojnë, për efekt të forcave të fërkimit, dhe ndërkohë janë zëvendësuar me kamera të integruara në krahët e përparmë.

Lotus thotë se makina mund të arrijë shpejtësinë 0-100 km/h për më pak se 3 sekonda, dhe arrin shpejtësinë më shumë se 322 km/h.

Brenda, frymëzimi është marrë nga makinat e garës të viteve 1950. Kryskoti jo vetëm që strehon panelin e instrumenteve dhe kanalet e ajrit, por është thelbi i strukturës mbështetëse të makinës.

Asgjë nuk prezanton më mirë vëmendjen që Lotus i ka kushtuar detajeve, se sa dizajni i timonit, që risjell në mendje makinat sportive të F1. Timoni është i punuar me Alcantra luksoze, me një kontrollues modaliteti në qendër të timonit për të ndryshuar gjendjen mes Range, City, Tour, Sport dhe Track.

Ekrani i vetëm i kryskotit gjendet pas timonit, dhe përmban funksionalitet esenciale dhe informacionin.

Çfarë e bën Evija të veçantë?

Specifikimi më i shtrenjtë i Evija ka të bëjë me një lloj tjetër shpejtësie – sa shpejt karikohet. Makina, duke përdorur një karikues 800 kW, mund të rikarikohet 100% vetëm për 9 minuta.

Në jetën reale, duke përdorur teknologjinë e karikimit që ekziston në të vërtetë, pra një karikues 350 kW është më i fuqishmi tani për tani, koha e karikimit të Evija është vetëm 18 minuta për 100%.

Evija mund të përshkojë 435 km me një karikim të plotë.

Paketa e baterisë e instaluar tek Evija është më e lehta, me densitetin më lartë të energjisë, dhe paketa më e fuqishme elektrike e instaluar ndonjëherë në një makinë rruge. Për pasojë, pesha e Evija do të jetë 1680 kg, si hipermakna më e lehtë “tërësisht elektrike” në prodhim.

Për shkak të çmimit, vetëm 130 Evija do të prodhohen dhe voziten në rrugë. /Auto Ekspress

Tags: hipermakinaLotus Evija

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version