Lewis Hamilton mori pole positionin e parë që nga fillimi i kampionatit pasi mundi shokun e skuadrës Valteri Bottas me vetëm 0.04 sekonda.
Dy pilotët e Mercedes pushtuan rreshtin e parë të nisjes ndërsa i dyti zihet nga rivalët e Ferrari me Vettel dhe Raikkonen.
Dyshja e Red Bull siguroi rreshtin e tretë.
Supriza e kësaj jave ishte një makinë McLaren e cila arriti deri në fazën e fundit të kualifikuesve edhe pse Alonso u rëndit vetëm i teti pas Haas-it të Magnussen.
Tre pole position e fundit u siguruan nga Vettel dhe Ferrari por ky i fundit humbi me 0.132 sekonda me Hamilton.
Kjo është hera e parë që shohim dy makinat Mercedes në krye së bashku. Ndryshimet e reja në dizajn që solli Red Bull këtë javë qartësisht kanë dhënë rezultat por ende jo aq sa për të rivalizuar Mercedes dhe Ferrari.
Pika e tyre e fortë ka qenë gara, ndërsa gjatë kualifikuesve kanë hasur vështirësi me modalitetet e motorëve që përdorin Mercedes dhe Ferrari për të gjeneruar fuqi shtesë.
Pjesa tjetër pilotëve kishte një diferencë të madhe me gjashtëshen e parë. Magnussen ishte 0.8 sekonda më i ngadaltë se Riçardo dhe la pas Alonson me vetëm 0.045 sekonda.
Ridizajnimi madhor i McLaren i dukshëm kryesisht në pjesën e hundës, inkurajoi ekipin Britanik i cili mendon se ka hyrë në rrugën e duhur me zhvillimin e makinës.
Rezultati më i mirë që Alonso ka rritur këtë vit ishte vendi i 11 në kualifikuese. Shoku i skuadrës, Vandoorne u rëndit i 11-ti.
Spanjolli tjetër Sainz vinte në vendin e nëntë dhe dhjetëshen e parë e mbylli Grosjean.
E shtuna nuk ishte e mirë për Williamsin ku cirkuiti i Barcelonës ekspozoi problemet fundamentale që ka makina me motorë Mercedes.
Një prej ekipeve kryesore me fillimin e epokës së turbo hibride në 2014-ën, Williams sot është katandisur si mos më keq dhe çoi deri në shkarkimin e shefit të aerodinamikës pak javë më parë.
Gara e nesërme do të tregojë nëse distanca me 4 pikë mes Hamilton dhe Vettel do të zgjerohet ose zvogëlohet apo edhe të përmbyset nga gjermani. /Auto Ekspress