Pas debutimit të Ford Focus ST hatch, Focus ST Estate ka të njëjtën performancë me të, por me një për bagazh më të madh.
Nga pikëpamja e stiltit, ndryshimet në pjesën e pasme janë shumë të mprehta. Ka një strehë në pjesën e parme më të madhe. Dizajni i prapakolpit është pak a shumë si në modelet ST-Line, por ka dy tuba shkarkimi në dy anë.
Në pjesën e përparme, Estate ka një grilë në formën e hojeve të mjatit. Është 10 mm më e ulët se pjesa tjetër e rangut të Focus, me amortizator 20% më të qëndrueshëm në pjesën e përparme dhe 13% në pjesën e pasme.
Rrotat Michelin Pilot Sport 4S dhe diferenciali që limitohet në mënyrë elektronike, kompletojnë ndryshimet e shasisë.
Nën kofano, janë dy mundësi zgjedhjeje për motorin. Fansat e perfromancës kanë motorin 2.3-litër turbo me katër cilindra, i cili prodhon 276 kuaj fuqi – 29 kuaj fuqi më tepër se sa modeli që po lë pas – si dhe 420 Nm fuqi rrotulluese.
Pesha shtesë e Estate në krahasim me hatch, ndikon në kohën për të arritur përshpejtimin 0-100 km/h për 5.8 sekonda.
Një motor nafte ka 187 kuaj fuqi dhe 360 Nm fuqi rrotulluese, është 2.0-litër dhe është motori më i fuqishëm nafte që është vendosur ndonjëherë në një makinë Focus. Përshpejtohet 0-100 km/h për 7.7 sekonda.
Njësia e benzinës është e disponueshme me transmetimin manual me gjashtë marshe, ose me transmetimin automatik me shtatë nivele shpejtësie. Versioni i naftës është i disponueshëm vetëm me manual.
Ford Focus ST Estate e re do të ketë çmim fillestar prej 39,140$ për modelin e naftës dhe 42,335$ për modelin e benzinës kur të dalë në shitje në verë. Secila është 1,400$ më shtrenjtl se ekuivalentët e stilit hatch. /Auto Ekspress