Përpjekjet e Ford për të reduktuar zhurmat e padëshiruara të motorit, kanë arritur një nivel tjetër.
Prodhuesi i makinave deklaroi se do të fillojë të përdorë nanomaterialin dy-dimensional grafen nën kofanon e makinave, për herë të parë në industrinë e automobilave.
Ky material është përdorur në industritë e tjera, por edhe në industrinë e automobilave për lyerjen, polimerin dhe aplikimet e baterisë. Por tek Ford materiali do të përdoret për të mbuluar pompën dhe motorin në pjesën e përparme, për të reduktuar zhurmat.
Grafeni është 200 herë më i fortë se çeliku, gjë që i jep komponentëve të shtuar më tepër qëndrueshmëri.
Ford F-150 dhe Mustang do të jenë automjetet e para që do të përfitojnë nga përdorimi i grafenit, deri nga fundi i vitit. Më pas, Ford do të shtojë këtë material edhe në makinat e tjera. /Auto Ekspress