Nuk është një sekret fakti që Ford po zhvillon një version tërësisht elektrik të automjetit më të shitur në Amerikë, F-150. Sot do të shohim shkurtimisht aftësitë e vërteta të minivanit elektrik.
Prodhuesi i automjeteve ka publikuar një video, që tregon makinën testuese të F-150 para prodhimit, duke tërhequr ngarkesë që peshon 453.5 ton.
Nuk po e lexoni gabim, pasi Ford për klipin që shihni më poshtë ka rreshtuar 10 makina hekurudhore dy-katëshe të ngarkuar me nga 42 makina F-150 të 2019-ës.
Pesha totale e këtij kompozimi është 453.5 ton.
Por ju do të pyesni çfarë ka nën lëkurë një makinë e tillë? Fatkeqësisht nuk kemi dijeni në lidhje me baterinë që përdor kjo makinë e fuqishme. Nuk dihet ende as data e lancimit të kësaj makine. /Auto Ekspress