Pak ditë pasi Mercedes prezantoi versionet “facelift” të C-Class coupe dhe Cabriolet, prodhuesi Gjerman zbuloi versionet e përmirësuar C63 të cilët vinë me një kuti marshesh prej nëntë të tillë automatikë.
Fuqia ngelet e paprekur me versionet standarde “S” të linjës C-Class.
Ndryshimet do të aplikohen në C63 Saloon, Estate, Coupe dhe Cabriolet. Ato kanë të njëjtin motor prej 4,0 litër bi-turbo V8 me 469 kuaj fuqi (C63) dhe 503 kuaj fuqi (C63S).
Shpejtësia maksimale për Saloon dhe Coupe të variantit “S” është 290 km/h ndërsa Estate dhe Cabriolet 280 km/h.
“AMG C-Class është modeli më i shitur dhe në zemër të suksesin tonë në vitet e fundit,” tha bosi i AMG-së Tobias Moers.
Në aspektin vizual, makinat kanë një gril të ri radiatori, disqe aerodinamike dhe marmita të kromuara.
Inxhinierët e AMG-së kanë punuar intensivisht për të rimodeluar amortizimin e kompanisë dhe diferencialin elektronik.
Ky diferencial do të jetë standard për të gjithë linjën, ndërsa versionet “S” kanë gomina dinamike të motorit.
Transmisioni i dyfishtë me 9 marshe shkurton kohën e ndërrimit të marsheve.
Gjashtë modalitete janë të disponueshme: Slippery, Comfort, Sport, Sport+, Race dhe Individual.
Pavarësisht gjithë sa u tha më sipër, performanca ngelet e paprekur. C63S Saloon mund të përshpejtojë nga 0-100 km/h në 4 sekonda ndërsa modeli Estate është një të dhjetën më i ngadaltë.
Coupe është më i shpejtë me 3.9 sekonda. /Autoekspress