Mercedes zbuloi javën e kaluar çmimet dhe specifikat e plota e modeleve të reja C-Class Saloon dhe Estate.
Prodhuesi Gjerman është përqendruar kryesisht në përmirësimin e sistemeve Infotainment, sistemeve të konektivitetit dhe sjelljen e motorëve të rinj.
Makina ruan të njëjtën platformë po me modifikime vizuale të jashtme si: parakolpë të rinj dhe drita të reja LED.
Paneli i aparaturave është i njëjti ndërsa sistemet infotaiment janë ndryshuar plotësisht.
Ekrani 7-inç është zëvendësuar nga një 10.25-inç. Ata mund të kontrollohen përmes prekjes e disa përmes butonave me prekje në timon.
Përveç ekraneve, modelet e reja C-Class janë të pajisura me kamera të reja, ndenjëse me ngrohje, navigim satelitor dhe kontroll automatik adaptiv i lëvizjes.
Që nga makina e parë e modeleve të reja, C-Class do të ketë në dispozicion një motor me naftë dhe dy me benzinë.
Motori me naftë 2.0-litër, OM654, ka katër cilindra dhe prodhon 191 kuaj fuqi. Mercedes thotë se ky motor konsumon mesatarisht 3.8 litra në 100 kilometër.
Modeli 1.5-litër me benzinë shoqërohet nga një sistem hibrid 48-volt që prodhon 14 kuaj fuqi. Sistemi në total ka 181 kuaj fuqi dhe konsum prej 5 litër në 100 km.
Së fundi linja mbyllet me modelin AMG C43 AMG me motor 3.0-litër V6 me 385 kuaj fuqi.
C43 AMG përshpejton nga 0-100 km/h në 4.7 sekonda.
Çmimet e C-Class të ri fillojnë nga 33,180 dollarë. /Auto Ekspress