Fiat Chrysler Automobiles do të shlyejë të gjitha borxhet këtë vit ndërsa masat për rritjen e efikasitetit kanë filluar të japin frytet e tyre.
Prodhuesi Italiano-Amerikan publikoi raportin e parë financiar të 2018-ës dhe tha se kishte reduktuar borxhin në 1.3 miliardë euro dhe rritur fitimin operacional me 5% në 1.6 miliardë euro.
FCA prodhoi 1.2 milion makina në tre mujorin e parë të 2018-ës, një rritje me 5% krahasuar me një vit më parë.
Kontributorët kryesorë në këtë rritje janë Jeep Compass dhe Alfa Romeo Stelvio.
FCA parashikon shlyerjen e të gjitha borxhet do të realizohet brenda verës.
Bosi i kompanisë Segio Marchionne, i cili do të largohet vitin e ardhshëm, ka drejtuar grupin prej mëse një dekade duke e nxjerrë nga humnera ku kishte përfunduar Fiat.
Sot FCA është një rival i ashpër i General Motors dhe Ford.
Në muajt në vijim FCA do të braktisë motorët me naftë tek Alfa Romeo, Fiat, Jeep dhe Maserati për të rritur efikasitetin. Edhe pse nuk është konfirmuar ende një lëvizje e tillë, sipas raportimeve vendimi do të bëhet publik në Qershor. /Auto Ekspress