Volkswagen Golf do të prezantojë vitin e ardhshëm një sërë modelesh të reja, ndërsa ka lajmëruar për daljen e edicionit aktual Match.
Kjo makinë zëvendëson edicionet Golf SE dhe SE Nav, duke shtuar disa pajisje standarte me një kosto të reduktuar.
Çmimet fillojnë nga 26,055$, dhe dërgesat pritet të fillojnë muajin e ardhshëm.
Volkswagen Golf Match do të vijë me një ekran të ri 16 inç, llampat e përparme të mjegullës dhe xhamin e pjesës së prapme privat.
Golf Match do të vijë në dy stile: hatchback me çmim 26,055$, dhe estate 28,433$. Nëse kërkoni diçka më praktike, Golf SV MPV është i disponueshëm si edicion i Match me çmim 28,890$.
Rangu aktual i motorit të Golf do të jetë i disponueshëm në modelin Match, duke filluar me motorin 1.0 litërsh me tre cilindra me benzinë. Si dhe versioni me me motorin 1.6 litërsh me katër cilindra me naftë.
Të gjithë motorët do të kenë transmetim manual me gjashtë nivele shpejtësie, ose transmetim automatik me shtatë nivele shpejtësie.
Përveç kësaj, Volkswagen ka përditësuar modelet Golf GTI Performance dhe modelet R me hyrjen në makinë pa çelës dhe kamera për fushëpamjen e prapme. /Auto Eksperss