Me çdo ditë që kalon më shumë mësojmë rreth Audi Q8. Kompania gjithashtu ka publikuar pesë episode të makinës që do të jetë SUV-i më i mirë i prodhuesit.
Në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook është publikuar sot një ilustrim i dizajnit ballor të makinës.
Elementi më i dukshëm është grila frontale me vija vertikale.
Kompania e katër unazave do të adoptojë me Q8 gjuhën e dizajnit nga modeli legjendar Ur-Quattro i 1980-ës.
Dizajni frontal i makinës është aq agresiv saqë e bën makinën të duket imponuese.
Pamja unike karakterizohet edhe nga drita LED high-tech.
Kjo fushatë agresive e prezantimit të dizajnit pritet të përfundojë kur kompania të zbulojë zyrtarisht makinën më 5 Qershor.
Q8 ndan të njëjtën platformë me Lamborghini Urus, Bentley Bentayaga, Audi Q7 dhe Touaregun e ri të gjithë pjesë e familjes Volkswagen. /Auto Ekspress