Makina e parë elektrike e Audi do të dalë në shitje katër javë me vonesë, si pasojë e një problemi me zhvillimin e softuerit, deklaroi një përfaqësues i markës së makinave luksoze gjermane.
Kjo vonesë është shkaktuar sepse prodhuesi i makinës ka nevojë për një leje të re për një softuer që është modifikuar gjatë proçesit të zhvillimit.
Audi lançoi makinën E-Tron në San Francisco muajin e kaluar, në përpjekje për të zgjeruar tregun e makinave elektrike, si dhe për të rivalizuar Tesla.
Një problem tjetër me të cilin po përballet Audi këto ditë, është rritja e çmimit të baterive LG Chem me 10%, si pasojë e rritjes së kërkesës.
LG Chem furnizon me bateri të makinave elektrike edhe markat Volkswagen dhe Daimler. /Auto Ekspress