Cristiano Ronaldo nuk është personi misterioz që ka “rrëmbyer” makinën më të shtrenjtë në botë, një Bugatti 19 milion dollarëshe.
Ka disa raportime nga e gjithë bota që CR7 ka nxjerrë bllokun e çeqeve për të blerë Bugatti La Voiture Noire – “The Black Car” – një lloj i rrallë e cila ju zbulua botës në Mars të këtij viti në Gjenevë.
Makina është një “anije shkëmbi mbi rrota”, me një motor 8.0-litër turbo W16 dhe një shpejtësi maksimale qesharake 420 km/h.
Gjatë Shfaqjes së Makinave në Gjenevë, prezantuesi i Bugattit, Stephan Winkelmann shpalli se makina ishte blerë nga një blerës i pasur. Por ai nuk zbuloi identitetin e personit.
“Nuk do të ketë më makinë të tillë,” u shpreh Winkelmann… “Jam i lumtur t’ju tregoj se është shitur për një çmim 16.7 milion euro.”
Çmimi u deklarua në një ankand sekret, ku u lejuan të marrin pjesë vetëm klientët e privilegjuar të Bugatti.
Raportime të ndryshme sugjeruan se Ronaldo kishte ofertën më të lartë për supermakinën. Por një përfaqësues i superstarit të futbollit deklaroi se historia nuk ishte e vërtetë.
Pra, kush është blerësi misterioz? Në këtë pikë është e paqartë, por ka një grup personash të pasur që janë të fiksuar pas makinave të shtrenjta, të cilët janë tërë kohën në gjueti makinash, ku përmendim Floyd Mayweather.
FYI, modeli i disponuar në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë nuk është funksional. Bugattit i duhen edhe dy vite për të ndërtuar këtë përbindësh. Me fjalë të tjera, mos prisni ta shihni në rrugë këtë makinë edhe për pak kohë. /Auto Ekspress