Pasi Tesla ka përfshirë paketën Performance Upgrade si paketë standarte e versionit më të preferuar të markës, Model3 Performance ka pësuar një rënie në çmim prej 5,000$.
Çmimi ka rënë në 64,000$, i cili është më tërheqës se çmimi i mëparshëm prej 69,000$, para se të përfshihej paketa Performance Upgrade.
Kjo zbritje çmimi mendohet të jetë shkaktuar pasi interesi ndaj versionit Performance ka rënë, pas hyrjes në treg të versionit Mid Range Model 3. /Auto Ekspress