Shitjet e SUV-ëve dhe crossover-ëve po rriten dita ditës. Kemi parë pothuaj 50 SUV-ë që nga fillimi i vitit në Janar. Megjithatë 10 prej tyre kanë lënë një impakt tek ne, bazuar në vlerësimin e bërë.
Kategoritë në bazë të të cilave janë vlerësuar SUV-ët janë çmimi, dizajni dhe pamja e jashtme, interiori dhe komforti, teknologjia, performanca dhe manovrimi, karakteristikat e sigurisë dhe kostot e karburantit.
10. GMC Acadia
GMC Acadia është një nga crossoverët luksozë më që ofrohen në treg. Falë ridizajnimit të bërë në vitin 2018, crossover-i ka përftuar teknologji të fundit. Ekrani me prekje tetë inç ka marrë pikë të larta vlerësimi për përgjigjen e shpejtë ndaj komandave, grafikët e qartë dhe menunë. Makina është e pajisur me Apple Car Play dhe Android Auto, si dhe 4G LTE WiFi hotspot.
9. Volkswagen Atlas
VW Atlas është një nga SUV-ët me tre rreshta me ndenjëse më të mirë të testuar. Fokusohet shumë tek teknologjia, ka dy ekrane 8 inç dhe 12.3 inç, si dhe shumë karakteristika për sigurinë e pasagjerëve.
Makina ka motor 3.6 litërsh V6 i aftë për të prodhuar 276 kuaj fuqi, si dhe sistemin e drejtimit me të gjitha gomat aktive.
- Volvo XC40
Volvo XC40 mund të jetë SUV-i më i vogël në këtë listë. Kjo makinë merr pikë të larta përsa i përket teknologjisë, ekrani me prekje 9 inç i ngjashëm me tablet, është një nga më të mëdhenjtë që kemi parë. Gjithashtu makina është e mirë nga ana e sigurisë, me karakteristika si sistemi paralajmërues para përplasjeve, sistemi për mbajtjen e korsisë dhe alarmin e trafikut.
Por pika më e fortë e XC40 është padyshim pamja. Dizajni i jep kësaj makina avantazhe ndaj rivalëve Audi Q3, BMW X1, Mercedes-Benz GLA, e të tjerë.
- Toyota Highlander
Toyota highlander e tanishme është e njëjta që nga viti 2014, me disa përmirësime krejt të vogla. Por kjo nuk do të thotë që ajo nuk është akoma një makinë e mirë. Highlander merr pikë të larta në sigurinë, me paketën Toyota’s Safety Sense në të gjithë versionet, nga më i liri LE me çmim 31,230$ deri tek linja luksoze Limited Platinum 45,400$.
Por Highlander dështon përsa i përket teknologjisë. Grafikët e vjetër në ekran, dhe mungesa e Apple Car Play dhe Android Auto ishin shkaku që pikët e Highlander u dobësuan.
- Subaru Ascent
Pikët e forta të Subaru Ascent janë motori dhe teknologjia. Makina ka motor 2.4 litërsh me katër lindra që prodhon 260 kuaj fuqi, dhe ka performancë më të mirë se Volkswagen Atlas V6 dhe Chevy Traverse. Teknologjia e asistentit të drejtimit EyeSight është një tjetër pikë e fortë: frenimi përpara goditjes, ndryshimi i korsisë dhe paralajmërimi para lëvizjes, dhe ndihma për mbajtjen e korsisë janë karakteristika standarte në gjithë versionet Ascent.
- Nissan Murano
Nissan Murano është e veçantë përsa i përket stilit. Megjithatë ka edhe shumë pika të tjera të forta, që e rendisin këtë makinë në vendin e pestë. Murano vjen standart me ekranin e madh 8 inç me navigim, si dhe me një ekran të dytë 7 inç. Gjithashtu makina është e pajisur me Apple Car Play dhe Android Auto.
- Buick Enclave
Diku mes elegantes dhe delikates, Buick Enclave ka një pamje të veçantë në listën e 10 SUV-ëve më të mirë. Makina vlerësohet për interiorin, teknologjinë dhe sigurinë.
- Chevrolet Equinox Diesel
Një crossover standart kompakt mund të tingëllojë çuditshëm, por Chevy Equinox e bën të duket normale. Makina motor 1.6 litërsh turbocharged me katër cilindra e naftë që prodhon 130 kuaj fuqi.
Equinox Diesel është e sigurtë gjithashtu. Ky crossover ofron frenim automatik, sistemin paralajmërues para përplasjes, ndihmësin për mbajtjen e korsisë me paralajmërimin për ndërrimin e korsisë, indikatorin për mbajtjen e distancës, e shumë të tjera.
- Volvo XC60 T8
SUV-i i madhësisë mesatare ka pikët më të larta në departamentin e teknologjisë, falë sistemit të informimit Sensus Connect, ekran me prekje vertikal nëntë inç, dhe lidhjet Apple Car Play dhe Android Auto.
XC60 gjithashtu vlerësohet për sigurinë, dhe kostot e ulëta të përdorimit të karburantit. SUV-i suedez konsiderohet një nga automjetet më të sigurtë në shitje sot, falë karakteristikave aktive dhe pasive standarte. Makina është hibride elektrike dhe me benzinë, dhe mund të kryejë distanca prej 29 km duke përdorur vetëm motorin elektrik.
- Ford Expedition
E fundit por në krye të listës me vlerësimin më të mirë qëndron Ford Expedition. SUV-i i ri i përmirësuar merr pikë të larta përsa i përket cilësisë së interiorit dhe komfortit, me tre rreshta me ndenjëse me hapësirë të mjaftueshme, dhe bllokimin e zhurmave.
Expedition gjthashtu përdor teknologji të fundit, me karakteristika si ekran me prekje 8 inç, Apple Car Play dhe Android Auto, dhe karikim wireless. Për të mos përmendur faktin që ka një pamje të bukur, Expedition shënon pikët 8 prej totalit prej 10 pikësh, vlerësim ky më i larti që ka marrë ndonjëherë një SUV për dizajnin dhe pamjen e jashtme. /Auto Ekspress