Në fillim të 2018-ës Bugatti tha se kishte nisur punën për krijimin e klipit të parë 3D të printuar të frenave.
Prodhuesi i automobilave ekzotikë tashmë është gati të tregojë arritje në këtë fushë.
Bugatti ka publikuar një video e cila teston klipin e frenave në shpejtësi 400km/h ndërsa temperatura e diskun arrin deri në 1025 gradë celsius.
Klipi do të montohet tek hiper makinat si Chiron dhe Divo dhe jo tek makinat e zakonshme të grupit Volkswagen.
Të përbëra nga titani, klipet kërkojnë 45 orë punë nga katër lazera për prodhimin e tyre. /Auto Ekspress