Hendeku mes A45 AMG dhe modeleve standarde të linjës A-Class pritet të reduktohet falë modelit të ri i cili ka hyrë në prodhim dhe rivali më i afërt i Audi S3, Mercedes A35 AMG.
Bosi i AMG-së tha se A35 do të ketë afro 300 kuaj fuqi por vendosi të mos hyjë në detaje të tjera të familjes AMG.
“Vëllai i vogël” i A45, nëse mund ta quajmë të tillë, del në shitje në fund të vitit ndërsa prezantimi i tij do të zërë vend në Shfaqjen e Makinave në Kinë pas pak javësh së bashku me linjën A-Class Sedan.
A35 do të karakterizohet nga një motor me 2.0-litër me benzinë, ashtu siç është vepruar edhe me modelet “35” si GLA35 apo CLA35.
Disa media raportojnë se Moers është treguar konservator dhe se modelet “35” pritet të prodhojnë 335 kuaj fuqi. Besohet se motori me katër cilindra do të ketë një turbo e cila vihet në funksion elektrikisht dhe teknologjinë hibride 48-volt.
Fuqia e tij do të kanalizohet në katër rrotat falë teknologjisë “4Matic.” /Auto Ekspress