SUV-i më i ri i BMW i quajtur X7, është cilësuar si modeli më i madh, më komfort dhe më i shtrenjtë që mund të blini.
Por gjithmonë ka vend për përmirësime, kështu që lind pyetja: a mund të ketë një X7 më të fuqishme? Askush nuk e di me siguri, por mundësia që BMW të sjellë një version më të fuqishëm është shumë e madhe.
X7 M prezanton një pamje të mundshme se si mund të duket SUV-i me performancën më të lartë të markës BMW.
Nëse një gjë e tillë bëhet realitet, mund të themi se makina do të ketë motorin 4.4 litërsh V8 twin-turbo të markës BMW.
X7 xDrive50i ekzistuese mund të gjenerojë 456 kuaj fuqi, të mjaftueshme për të arritur shpejtësinë 96 km/h për 5.2 sekonda. Ndërsa versioni M mund të përmirësojë fuqinë deri në 600 kuaj fuqi, dhe të arrijë shpejtësinë e lartpërmendur për më pak se 5 sekonda.
Është ende një mister nëse BMW po planifikon një X7 M, por raportet e kaluara na bëjnë të ditur se marka po konsideron prodhimin e një makine X8 për të rivalizuar Rolls-Royce. /Auto Ekspress