Me prezantimin e Series 8 të ringjallur pas kohësh, BMW është shumë pranë të pasurit një supermakinë të vërtetë si pjesë e linjës.
Sidoqoftë, kjo makinë nuk mund të quhet ekzaktësisht një supermakinë, kështu që zë vend pyetja: A konsideron BMW-ja super-makinë një që është në të njëjtin rang me modelin legjendar M1?
Nëse shohim dosjen e kompanisë, BMW ka një i8, që është shumë pranë konceptit të hiper-makinave hibride, të tilla si McLaren P1.
Frolich, anëtar i bordit të BMW, është shprehur se supermakinë do të ketë të njëjtët tela me fibra karboni me i8, por do të ketë më tepër performancë, më tepër se 600 kuaj fuqi, dhe do të peshojë më pak se dy ton.
Megjithatë mos shpresoni shumë, pasi më parë duhet aprovuar plani i biznesit për modelin e ri. Dhe, në këtë rast, kjo nuk do të jetë diçka e lehtë. /Auto Ekspress