BMW për herë të parë hodhi si ide krijimin e një versioni M8 në vitin 1990 me origjinalin Serie 8 Coupe, por edhe pse u ndërtua prototipi i motorit V12 që do të kishte McLaren në F1, kompania vendosi kundër kësaj ideje.
Tani, gati tre dekada më vonë, një M8 Coupe të cilin ju mund ta bëni tuajin (nëse e përballoni diçka të tillë), po bëhet gati për laçnim.

Për të shuar kureshtjen sadopak, kemi vendosur të shikojmë të ardhmen e coupe-it të performancës së lartë të Bavarisë.
Pas disa fotove zyrtare të publikuara nga BMW rreth prototipit të M8, ku shihet versioni i kamufluar, nuk është shumë e vështirë për të imagjinuar se si do të jetë super coupe-i.

M8 do të ndërtohet mbi versionet e Performancës M. BMW ka konfirmuar planet për prezantimin e modelit M8 të 2019-ës i cili është gati për prodhim.
Makina do të ketë një motor twin-turbo 4.4 litërsh V8. Në këtë pikë është e paqartë se sa fuqi do të ketë makina, por pritet që të arrijë fuqinë e versionit M5 Competition prej 617 kuaj fuqi.

Së bashku me M8, BMW po përgatit edhe versionet Convertible dhe M8 Gran Coupe me katër dyer.
Makina do të rivalizojë Mercedes-AMG GT Coupe me katër dyer, dhe Audi RS7 Sportback. /Auto Ekspress