Ishte data 27 Maj 2017, kur BMW nxori fotot e para të BMW M8, si pjesë e fushatës më të gjatë që ka ndodhur ndonjëherë.
Tani pas dy vitesh, coupe i performancës së lartë po rrezaton edhe një herë, për të paralajmëruar ardhjen së shpejti.
Ndërkohë që imazhet e pjesës së jashtme nuk tregojnë ndonjë gjë që se kemi parë më përpara, pjesa e brendshme e makinës është ajo më interesantja.
Kjo për shkak të një butoni të ri të gjendjes së drejtimit M që gjendet në kryskotin BMW M8 si dhe në homologun e saj convertible.
Drejtuesit e mjetit do ta përdorin këtë për të zgjedhur mes gjendjes së drejtimit Road dhe Sport, si dhe gjendjen Track në modelin M8 Competition.
Secila gjendje vjen me rregullimet e veta si dhe sistemet ndihmëse të shoferit.
Aktivizoni gjendjen Track dhe të gjitha rregullimet e rehatisë dhe sigurisë do të de-aktivizohen, madje edhe radio do të fiket për të mos shpërqendruar shoferin.
Gjithashtu një e re tek BMW M8 është edhe sistemi i frenimit i cili siguron aktivizimin e frenave, përforcon frenat, si dhe funksionin e kontrollit të frenave në atë që BMW i referohet si modul kompakt i cili i largon makinës 2 kilogramë krahasuar me konfigurimin e zakonshëm.
Presioni ndaj pedales së frenave i nevojshëm për të ngadalësuar makinën varet nëse makina është në gjendjen Comfort apo Sport. Ndërsa frenat komplekse standarde mund të zëvendësohen nga një konfigurim opsional karbon-qeramikë.
BMW gjithashtu do të instalojë një buton Setup në qendër të kryskotit, fill afërt M Mode, nga i cili shoferi mund të fitojë akses ndaj 5 parametrave të makinës.
Shtypni butonin dhe një ekran do të shfaqet i pasqyruar në xham, nga ku ju mund të zgjidhni konfugurimet e nevojshme për motorin, timonin, amortizimin, frenat dhe M xDrive.
Njësoj si tek M5, shoferi mund të zgjedhë gjendjen e drejtimit me gomat e pasme aktive, e ofruar nga sistemi i kontrollit të stabilitetit dinamik.
Në krye të konfigurimeve të para-programuara të krijuara nga BMW, shoferi mund të shtojë dy grupe konfigurimesh të reja.
BMW nuk ka hyrë në detaje për motorin, por presim që të ketë motorin 4.4-litër V8 për të prodhuar 600 kuaj fuqi në M8 të rregullt, dhe më shumë kuaj fuqi në versionin M8 Competition. Një output i mundshëm për këtë version është 617 kuaj fuqi, duke marrë parasysh edhe M5 Competition.
Modelet M8 me dy dyer do të bashkohen më vonë nga M8 Gran Coupe më praktik, i cili u prezantua javën e kaluar pa emërtimin M. /Auto Ekspress