Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

BE vendos rregulla të reja: Nëntë sisteme ndihmëse të shoferit bëhen të detyrueshme

3 years ago
in Lajme, Të Përzgjedhura
3 min read
0
sisteme sigurie
30
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një javë më parë, Volvo shpalli se do të vendosë kamera në kabinat e makinave për të monitoruar gjendjen e drejtuesit të mjetit, nëse është i dehur ose i shpërqëndruar.

Ky lajm erdhi pak pas lajmit se prodhuesi suedez i makinave lajmëroi se makinat e prodhuara nga kjo kompani pas vitit 2020 do të kenë limit shpejtësie prej 180 km/h.

Lajme të Ngjashme

Volvo

Makinat Volvo mund të paralajmërojnë njëra-tjetrën për rreziqet në rrugë

2019-04-16
makinave me siguri të lartë

Volvo hedh një tjetër hap drejt ofrimit të makinave me siguri të lartë

2019-03-21

Komisioni Europian ka shkuar përtej këtyre matjeve, për të rivendosur një legjislacion të debatuar gjatë, që do të ketë nëntë sisteme sigurie të nevojshme për makinat e prodhuara nga viti 2024.

Lista përfshin karakteristika që ose vijnë standarte ose vijnë si pjesë e paketës opsionale. Përmendim frenimin automatik emergjent, paralajmërimi për lënien e korsisë, kamera dhe detektorë, si dhe monitorët për kontrollin e gjendjes së shoferit.

Sistemet e tjera do të jenë komplet të reja.

Cilët janë disa nga sistemet

Sinjali i ndaljes emergjente ndez dritat e frenave kur makina vëren një ndalesë emergjente.

Një rregjistrues i të dhënave të aksidenteve, do të mbajë skeda për parametra të caktuar të automjetit për të ndihmuar në verifikimin e situatës së aksidentit. Sigurisht pastaj sistemi i sigurisë do të bëjë punën e tij.

Artikulli më i diskutueshëm është asistenti inteligjent i shpejtësisë (ISA). Sistemi përdor sinjalet e GPS dhe shenjën e limitit të shpejtësisë për të njoftuar shoferin për limitin e ligjshëm.

Sistemi do të rregullojë shpejtësinë e automjetit vetë duke kontrolluar outputin e automjetit. Por plani është që shoferi të jetë në gjendje të anashkalojë ISA.

Në legjislacion, Komisioni Europian specifikoi se prodhuesit e automjeteve “duhet të sigurohen që këto sisteme të jenë të zhvilluar në mënyrë të tillë që të pranohen nga përdoruesit e tyre”.

Parlamenti Europian dhe anëtarët e BE do të votojnë për të formalizuar këtë vendim në Shtator.

Për të përmbledhur atë që thamë, në qoftë se një makinë nuk është në treg tani për tani, dhe nuk është dizajnuar ende, kjo makinë duhet të ketë të përfshirë paketën e sistemeve të sigurisë në vitin 2022.

Makinat që janë në treg, kanë kohë deri në vitin 2024 për tu pajtuar me paketën e re të sistemeve.

Tags: siguria në makinë

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version