Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Audi tregon dashurinë për naftën edhe pas skandalit të emetimeve: Njihuni me S6 dhe S7 TDI

3 years ago
in Lajme
2 min read
0
Audi Sport

Audi S6 Sedan

74
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Audi Sport ka tre modele S në portofolin e tij. S6 Sedan, S6 Avant dhe S7 Sportback kanë bërë debutimin zyrtar për të konfirmuar thashethemet që kanë qarkulluar në Internet për rreth tetë vite: fuqizimin me naftë.

Në Maj të 2011-ës, një lajm hodhi idenë se tre modelet do të kenë motor TDI. Kjo u ndoq nga një ngjarje e ngjashme në Shtator të 2017-ës. Tani është zyrtare.

Lajme të Ngjashme

Audi

Audi RSQ8 godet shpejtësinë 300 km/h

2020-01-18
2020 Audi S8: Leksione luksi dhe fuqie

2020 Audi S8: Leksione luksi dhe fuqie

Në zemër të tre makinave qëndron motori 3.0 litër V6 TDI me një kompresor me fuqi elektrike dhe një sistem mild hibrid 48-volt për të reduktuar konsumin e karburantit dhe për të rritur performancën.

Ju tingëllon familjare diçka e tillë? Ndoshta sepse SQ5 TDI që ka lançuar së fundmi në tregun evropian ka një setup të ngjashëm.

Megjithatë fuqia ka pësuar disa ndryshime të lehta. Modelet e reja S6 dhe S7 ofrojnë 349 kuaj fuqi, ndërsa SUV-i i performancës ka 347 kuaj fuqi.

Audi Sport

Nëse shqetësoheni për performancën e makinës, S6 Sedan është më e shpejta me përshpejtimin në 100 km/h për 5 sekonda. Ndërsa S6 Avant dhe S7 Sportback kanë nevojë për një shtesë një të dhjetën më shumë për të arritur këtë shpejtësi, duke qenë se janë më të rëndë.

Në të tre rastet, shpejtësia e limituar në mënyrë elektrike është 250 km/h.

Por motori TDI është vetëm për Europën. Amerika, Azia dhe Lindja e Mesme do të kenë versionin twin-turbo 2.9-litër V6. Eshtë i njëjti motor që mund të gjeni tek RS4 Avant, RS5 Coupe, dhe RS5 Sportback.

Ndryshimet në stilin e pamjes së jashtme dhe interiorit janë të lehta. Epo pritet nga një makinë Audi e orientuar nga performanca. /Auto Ekspress

 

Tags: AudiAudi S6Audi S7

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version