Audi do të shtojë një makinë elektrike të tretë në linjën e saj. Marka Audi tashmë ka prezantuar edicionin e ri të familjes e-tron në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë.
SUV-i i madh elektrik i Audi siç kemi parë më përpara, konkuron Tesla Model X dhe Jaguar I-Pace.
Ndërsa SUV-i i vogël, do të jetë në një nivel me Tesla Model Y, versionin elektrik të Volvo XC40 dhe një SUV të vogël elektrik nga Mercedes. Të gjitha këto makina pritet të lançohen gjatë vitit 2019.
Makina do të jetë një SUV tërësisht elektrik, simotër me Q3 e ri. Do të ketë dimensione të jashtme shumë të ngjashme me modelin e tretë më popullor të markës.
Gjenerata paraardhëse e Q3 pati shumë sukses dhe solli shitje të larta. Prandaj lançimi i versionit tërësisht elektrik të këtij SUV-i, i jep shpresa markës që makina do të sjellë të njëjtin sukses.
SUV-i elektrik do të jetë i pari SUV i Audi-t që do të përdorë platformën MEB të Volkswagen Group për makinat elektrike. /Auto Ekspress