Nuk është aspak çudi të mësojmë se një makinë performance Gjermane si Audi RS4 prodhon më shumë fuqi sesa prodhuesi reklamon.
Diçka të tillë e kemi hasur edhe më parë e një shembull konkret është BMW M5.
Një testim në Dyno i Saloonit të ri të BMW-së zbuloi se makina prodhon 100 kuaj më shumë sesa thotë prodhuesi Bavarez në momentin e ndezjes.
Por rasti më i fundi i RS4 tregon se diferenca mes fuqisë së reklamuar dhe asaj që merr nuk është aq sensacionale.
Testimi zbulon se RS4 ka 16 kuaj fuqi më shumë sesa statistikat e Audi.
Madje Audi ka pranuar se makinat e saj përshpejtojnë më shumë sesa reklamohet.
Shefi teknik i kompanisë shprehej për Car Advices se në 20 vitet e tij të punës pranë Audi, ata ishin treguar konservatorë me numrat e performancës. /Auto Ekspress