Audi po përgatitet për një vit të ngarkuar me lançime makinash të reja, dhe makina më e fundit është SUV-i Q7.
Rivali Volvo XC90 është në shitje që nga viti 2015, dhe një version i përditësuar i këtij modeli do të vijë së shpejti.
Imazhet zbulojnë se dizajni i jashtëm i Q7 dp të jetë në të njëjtën linjë me modelet më të fundit të mëdha të Audi, si: A6, A7, A8 dhe Q8.
Si e tillë, është e mundur që makina të ketë grila më të mëdha, dhe dizajn të ri fenerësh. Ndërsa fenerët në pjesën e pasme të makinës do të jenë të frymëzuara nga SUV-i elektrik E-tron.
Ndryshime madhore pritet të bëhen në pjesën e brendshme të makinës. Thuhet se Audi po bën investime të mëdha për transplantin e stilit të ri të kryskotit , me pamjen minimaliste dhe sistemin e informacionit të përditësuar. Ky investim pritet që të zgjasë jetën e modelit Q7 deri në dekadën e ardhshme.
Ndryshimet në fuqinë e makinës përfshijnë adoptimin e teknologjisë hibride të lehtë 48V mes shumicës së varianteve, me qëllim rritjen e efiçencës.
Audi mund të ndryshojë motorin e modelit Q7 me motorin me gjashtë cilindra me benzinë për ta sjellur në një linjë me modelin SQ5. /Auto Ekspress