Më në fund ka mbërritur SUV-i luksoz i shumëpritur Audi Q8. I pozicionuar si një Q7 më luksoze dhe më me stil, Q8 thotë se ka arritur të kombinojë elementët e elegancës së një coupe katër dyrshe me prakticitetin e një SUV-i të madh.
Modeli i prodhimit është i ngjashëm me konceptin që pamë në shfaqjen e makinave në Detroit vitin e kaluar.
Krahasuar me Q7, Audi Q8 është me gjërë, më e ulët dhe më e shkurtër duke i dhënë proporcione sportive falë një shtylle C më të gjërë.
Në pjesën frontale makina karakterizohet nga grilë me një kornizë të vetme dhe dy hyrje të mëdha ajri në pjesën e poshtme të saj.
Makina mund të akomodojë disqe me madhësi 22-inç në diametër. Në pjesën e pasme vihen re notat e Lamborghini Urus.
Një rrip dritash shtrihet përgjatë gjithë saj ndërsa pak më poshtë është një rrip i zi i cili të sjell pamjen e një Audi Quatro.
Koncepti i dizajnit të brendshëm vjen nga Audi A8 me dy ekrane me prekje të cilat përdoren për të operuar funksionet e makinës.
Ekrani 10.1-inç është ndërfaqja kryesore ndërsa ai poshtë prej 8.6-inç përdoret për të manipuluar klimën, shkruar germa dhe numra dhe kryer funksione sekondare.
Në kroskotin e makinës është një ekran 12.3-inç që Audi e quan Virtual Cockpit.
Ndenjëset e pasme akomodojnë tre pasagjerë të cilat kanë opsione si masazhimi shoqëruar nga katër zona klimatike.
Audi Connect Key sjell për përdoruesit Android shkyçjen e makinës me telefon. Teknologji të tjera janë një Wi-Fi Hotspot, sistem kamerash 360 gradë dhe teknologji të tjera sigurie.
Audi nuk ka dhënë ende detaje për motorët por secili prej tyre do të mbështetet nga sistemi hibrid 48-volt.
Sistemi me të gjitha rrotat aktive është standard ndërsa fuqi ndahet në 40:60 për aksin frontal dhe të pasmë respektivisht.
Audi Q8 do të jetë makina më e mirë e linjës Q që Audi do të ofrojë. Ajo del në shitje në Evropë në fund të vitit. /Auto Ekspress