Hyundai dhe Audi nënshkruar një marrëveshje ditën e Mërkure për të bashkëpunuar në teknologjinë e makinave me hidrogjen një segment i cili ka ngelur pas makinave elektrike me bateri.
Firma Koreano-Jugore synon të rrisë përdorimin e makinave me hidrogjen të cilat funksionojnë me elektricitet të gjeneruar një reaksion kimik.
Dy kompanitë do të kenë akses në pronësinë intelektuale të njëra-tjetrës si do të ndajnë mes tyre komponentë dhe pjesë zhvilluar nga Audi.
Audi njihet për prodhimin e teknologjisë të qelizave me hidrogjen për grupin Volkswagen i cili është prodhuesi më i madh në botë i makinave.
Nga ana tjetër Hyundai beson se me zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë do të rritet kërkesa për modelin ix35 si dhe të ulen kostot për ta bërë këtë biznes fitimprurës.
Prodhues të tjerë si Toyota kanë folur për përfitimet e mëdha që ka teknologjia e makinave me hidrogjen e cila merr më pak kohë për tu mbushur sesa bateritë elektrike.
Megjithatë këto makina janë më të shtrenjta dhe mungon infrastruktura për mbushjen e tyre.
Hyundai ka shitur 200 makina me hidrogjen vitin e kaluar dhe shpreson të shesë mijëra këtë vit. /Auto Ekspress