Audi zbuloi në qershor të këtij viti gjeneratën e dytë të modelit A1 të shitur në mbarë botën. Tani ne kemi fotot se si duket një version i këtij modeli All-road.
Audi e aplikon emërtimin all-road modeleve standarte, duke ju dhënë një lartësi më të madhe dhe duke ju dhënë një mbrojtje nën trupin e makinës.
Shenjat e qarta që makina e fotografuar është një version all-road e modelit A1 është lartësia dhe e veshja mbrojtëse tek gomat.
Paneli i aparaturave gjithashtu ka një dizajn ndryshe nga modeli standart A1.
Sistemi i drejtimit me katër gomat aktive është standart. Modeli më i fuqishëm do të ketë 200 kuaj fuqi. /Auto Ekspress