Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

8 këshilla si të udhëtoni të sigurt në kushte të vështira të motit

4 years ago
in Këshilla, Lajme
6 min read
0
8 këshilla si të udhëtoni të sigurt në kushte të vështira të motit
20
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kemi shkruar më parë disa këshilla se çfarë shërbimesh duhet ti bëni makinës tuaj në periudhën e dimrit. Shumë prej drejtuesve të mjeteve hasin vështirësi në dimër për shkak të dëborës, akulli dhe kushteve të vështira të drejtimit të mjetit.

Këto janë tetë këshillat tona se si të kaloni dimrin në mënyrë të sigurt.

Lajme të Ngjashme

makina

10 makina të vjetra që janë më të forta se një makinë e re

2019-05-14
këshillat

Këshillat më të mira për vozitje ekonomike

2019-05-06
  1. Si të ndaloni makinën në akull të tejdukshëm

Akulli i tejdukshëm është një rrezik të cilin e kanë frikë shumë motoristë. I padukshëm por që mund të shkaktojë aksidente, ky akull mund të mos vihet re. Ky lloj akulli e bën drejtimin e makinës më të vështirë, sepse pak njerëz janë të aftë të dallojnë akullin.

akull i tejdukshëm

Këshilla më e mirë nëse po drejtoni makinën në kushte të ngricës është që të vozitni ngadalë dhe në mënyrë të njëtrajtshme. Distancat ndërmjet makinave duhet të rritet deri në 10 herë më shumë kur ka akull në rrugë.

  1. Si ta merrni veten pas një rrëshqitjeje

Le të supozojmë se pavarësisht kujdesit tuaj, makina juaj fillon të rrëshqasë ndërsa vozitni në akull dhe borë. Si mund të rikuperoni makinën gjatë rrëshqitjes në akull?

Së pari, varet çfarë lloj rrëshqitjeje është, me gomat e pasme apo të përparme? Nëse është me gomat e pasme, atëherë korrigjoni makinën me anë të timonit. Por nëse po rrëshqisni me gomat e përparme, duhet të manovroni sa më pak me timonin e makinës. Nëse kjo nuk po funksionon, atëherë shkelni frenat lehtë.

  1. Kur duhet të lani makinën në dimër

Pastroni makinën tuaj çdo javë në dimër. Bëjeni këtë në mes të ditës, dhe pas lajes thani makinën duke përdorur një rrobë mikrofibër. Kështu acari i natës nuk do ta gjejë të lagësht makinën tuaj. Kjo gjë pengon krijimin e një shtrese akulli në makinë, e cila mund të jetë e vështirë për tu fshirë.

  1. Si ta përgatisni makinën para se të vozitni në një ditë të ftohtë

Askujt nuk i pëlqen të ngasë makinën kur temperaturat e ulëta ju hynë deri në kocka. Prandaj, a nuk do të ishte e mrekullueshme sikur ju të dini si të ngrohni makinën para se të vozitni në akull dhe borë?

Pavarësisht sa tunduese duket, kurrë mos hidhni ujë të valë në xhamin e ngrirë të makinës tuaj. Mund të shkaktojë thyerjen e xhamit, kështu që nuk do të mund të ikni askund me këtë makinë.

Një përdorim shumë pak i kushtueshëm që mund të aplikoni për të mbajtur xhamat e pastër, të paktën nga brenda, është të përhapni shkumë rroje në xham. Lëreni të thahet pastaj fshijeni atë. Kjo do të ndalojë që të krijohet perde e mjegullt në xham edhe për herët e tjera. Këshillë shtesë: mund ta aplikoni këtë edhe në pasqyrën e banjës.

  1. Sa shpesh duhet të ndizni makinën nëse nuk është në përdorim?

Kur temperaturat bien dhe kushtet e motit përkeqësohen me akull dhe borë ose përmbytje, ekspertët e sigurisë në rrugë këshillojnë që të mos udhëtoni fare me makinë. Por kjo gjë do të mbajë makinën tuaj të fikur për ditë me radhë. Prandaj, sa shpesh duhet të ndizni makinën në kushte të tilla?

makinë në dëborë

Për makinat e vjetra, këshilla më e mirë është të ndizni motorin e makinës çdo ditë të ftohtë dhe të vozitni për 5 minuta. Kjo do të sigurojë që bateria e makinës të qëndrojë e karikuar, dhe të jetë gati kur ta përdorni herën tjetër.

Ndërsa nëse keni një makinë të re, kjo gjë nuk do të jetë e nevojshme. Mund ta përdorni makinën edhe nëse keni ditë pa e vënë në punë gjatë periudhës së dimrit.

  1. Si duhet të jetë sipërfaqja e gomave

Një nga karakteristikat kyç të makinës tuaj janë gomat. Janë pika e kontaktit me rrugën, dhe nëse rrugët janë me akull dhe të rrëshqitshme, sipërfaqja e gomave luan një rol të rëndësishëm. Thellësia e duhur e dhëmbëzimit të gomave është 3mm- që është shumë mbi minimumin e lejuar 1.6 mm.

  1. Çfarë duhet të mbani me vete në ditët e vështira të dimrit

Në kushte akulli, dëbore, erë të fortë dhe mjegulle, ju duhet të jeni të përgatitur. Mbani me vete në makinë batanije, rroba rezervë, termos çaji apo kafeje dhe një celular të karikuar plotësisht.

Gjithashtu këshillohet të kontrolloni nivelin e vajit në makinë. Duhet që makina të ketë mjaftueshëm vaj që të përballojë temperaturat sfiduese dhe kushtet e këqija.

furnizimi i makinës në dimër

Nëse ju ka mbaruar antifreeze-i, atëherë keni një tjetër alternativë. Ju mund të përdorni një koncentrat të fortë alkooli dhe uji, për të zgjidhur situatën në mënyrë emergjente.

  1. Si të planifikoni udhëtimin

Nëse keni vendosur të udhëtoni në dimër, sigurohuni që të keni planifikuar në detaje udhëtimin përpara se të niseni. Sigurohuni që të keni makinën të furnizuar me karburant, siguroni makinën tuaj në raste raste rreziku.

planifikim i udhëtimit

Sigurohuni që makina juaj ka të gjitha shërbimet e nevojshme të realizuara në kohë. /Auto Ekspress

 

Tags: dimërkëshillamakina

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version