Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

8 faktorët kryesorë që shkaktojnë konsum të lartë karburanti

Konsumi më i lartë sesa mesatarisht do të thotë se makina juaj nuk po funksionon siç duhet dhe do të përfundoni duke shpenzuar më shumë para duke mbushur makinën me karburant.

4 years ago
in Këshilla, Lajme, Të Përzgjedhura
4 min read
0
8 faktorët kryesorë që shkaktojnë konsum të lartë karburanti
3
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Konsumi i lartë i karburantit vjen si rezultat i disa faktorëve. Lista vazhdon e vazhdon por janë disa faktorë kryesorë që ndikojnë në përkeqësimin e këtij problemi.

Konsumi më i lartë sesa mesatarisht do të thotë se makina juaj nuk po funksionon siç duhet dhe do të përfundoni duke shpenzuar më shumë para duke mbushur makinën me karburant.

Lajme të Ngjashme

Karburanti në Shqipëri më i shtrenjti në Europë, në raport me të ardhurat për frymë

Karburanti në Shqipëri më i shtrenjti në Europë, në raport me të ardhurat për frymë

2018-11-19

Këto janë shkaqet kryesore të konsumit të lartë të karburantit.

1. Presioni i gabuar i gomave mund të shkaktojë konsum të lartë karburanti. Gjithashtu është një prej faktorëve më të lehtë për tu adresuar. Kontrolloni periodikisht presionin e gomave. Gomat duhet të jenë të fryra sipas rekomandimeve të prodhuesit të makinës dhe jo presionit maksimal që tregon vetë goma.

2. Sensorë oksigjeni dhe filtra të dëmtuar mund të rrisin konsumin e karburantit me 20%. Sensorët e oksigjenit ndihmojnë në miksimin e ajrit dhe karburantit dhe mungesa e balancës mes tyre mund të rrisë konsumin. Filtrat e ajrit bllokohen nga papastërtitë dhe duhet të pastrohen një motori të funksionojë në performancën e duhur.

3. Kandelat tek motorët me benzinë nëse nuk funksionojnë siç duhet gjithashtu rrisin konsumin e karburantit.

4. Keqfunksionimi i injektorëve tek motorët me naftë gjithashtu rrit konsumin. Kjo sepse ata janë përgjegjës për kalimin e karburantit në motor. Nëse ka rrjedhje, atëherë më pak karburant do të shkojë në motor dhe si rezultat të ulet efikasiteti.

5. Përdorimi i kondicionerit rrit gjithashtu konsumin sepse kompresori që kryen ftohjen e ajrit ka efekt parazitik mbi rripin e dinamos. Në rrugët qytetase kur nuk është i nevojshëm rekomandohet fikja e kondicionerit për uljen e konsumit ndërsa në rrugë të gjata ku ecin me shpejtësi është e rekomanduar të mbahen dritaret e mbyllura.

6. Një prej shkaqeve kryesore të konsumit të lartë është edhe stili juaj i drejtimit të makinës. Nëse përshpejtoni vazhdimisht dhe jeni shofer agresiv, më shumë karburant do të përdoret. E njëjta vlen edhe kur shkelni pedalen e gazit në neutral.

7. Shumë njerëz shpërdorojnë karburant duke lënë makinën të ndezur në vend. Ka prej atyre që kur ndezin makinën në mëngjes e lënë për disa minuta për tu ngrohur motori. Në të vërtetë nuk duhen më shumë se 30 sekonda për të ngrohur motorin e makinës.

8. Lloji i vajit të motorit që hidhni në makinën tuaj mund të ndikojë në konsumin e karburantit duke e rritur deri në 12%. Duhet të përdorni vajra të cilët janë të mirë në reduktimin e fërkimit. Ose përdorni vaj sintetik ose vajin që sugjeron manuali i prodhuesit.

Në tërësi këto janë shkaqet kryesore të konsumit të shtuar të karburantit por lista është më e gjërë sesa kaq. /Auto Ekspress

Tags: Karburantet

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version