Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

5 gjëra që duhet të dini për intervalet e ndërrimit të vajit të motorit

4 years ago
in Këshilla, Lajme
3 min read
0
5 gjëra që duhet të dini për intervalet e ndërrimit të vajit të motorit

Car mechanic changing oil - model and oil motion blurred.

50
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vaji i motorit është një prej temave më të debatuara ditët e sotme mes drejtuesve të makinave.

Pyetje si “Kur duhet të ndërrojë vajin e motorit? apo “Cili është vaji më i mirë i motorit?” duket se nuk do të marrin përgjigje në mesin e shumë diskutimeve.

Lajme të Ngjashme

A duhet të ndërroj vajin e motorit me ndryshimin e stinëve?

A duhet të ndërroj vajin e motorit me ndryshimin e stinëve?

2018-06-17

Sa shpesh e ndërronin vajin e motorit? dhe çfarë vaji përdorni ju? Na tregoni në komentet mëposhtë ndërsa ne do të flasim për 5 gjëra të cilat duhet ti dini për intervalet e ndërrimit të vajit.

  1. Kur duhet të ndërroj vajin e motorit?

Përgjigja më e mirë është të kontrolloni manualin e prodhuesit. Informacionin do ta gjeni në kapitullin e mirëmbajtjes së makinës.

Asnjëherë mos veproni sipas parashikimeve tuaja apo sugjerimeve të mekanikëve të cilët bëjnë para përmes kësaj pune.

Shumica e makinavr kanë përkujtues dixhitalë që shfaqen në panelet elektronike kur vjen momenti për ndryshimin e vajit.

Sigurohuni që të ndërroni vajin e motorit sa më shpejtë të jetë e mundur kur të merrni një paralajmërim të tillë.

  1. Sa shpesh duhet kontrolluar niveli i vajit?

Është e këshillueshme që të kontrolloni vazhdimisht nivelin e vajit të motorit.

Ne ju rekomandojmë të kontrolloni nivelin e vajit një herë në muaj. Disa makina kanë indikatorë elektronikë të nivelit e disa të tjerë tradicionalë që i gjeni pranë motorit.

  1. Sa shpesh duhet ndërruar vaji i motorit?

Disa besojnë se duhet çdo 5,000 kilometra ose çdo 3 muaj por me teknologjitë e reja të motorëve dhe vajit, një interval i tillë do të ishte absurd.

Shumica e prodhuesve të makinave rekomandojnë intervale mes 10,000 deri në 15,000 kilometër ose 6 deri 12 muaj.

Ne sugjerojmë ndërrimin e vajit dyherë në vit. Pse? Vaji më bëhet më pak efektiv ndërsa vjetrohet duke reduktuar jetëgjatësinë e motorit dhe konsumuar pjesët metalike të tij nga fërkimi.

  1. Si të zgjedhim vajin e duhur të motorit?

Edhe njëherë tjetër rekomandojmë të kontrolloni manualin e prodhuesit. Makinat e reja kanë këtë informacion të printuar në tapën ku hidhni vajin.

Kini parasysh rekomandimet e prodhuesit të makinës përpara se të evitoni fatura të çmendura nga mekanikët që bëjnë ndërrimin e tij.

  1. A ka nevojë motori i makinës suaj për vaj sintetik?

Vetëm nëse prodhuesit e kërkojnë, kjo sepse vaji sintetik kushton më tepër sesa vaji konvencional.

Vaji sintetik është dizajnuar për të qenë më efektiv në temperatura të larta.

Duke mos u shpërbërë në temperatura të larta, ky vaj rrit jetëgjatësinë e motorit tuaj. Nëse bëni udhëtime të shkurtra, vaji standard i motorit mund të mos nxehet mjaftueshëm për të djegur papastërtitë, që do të thotë se nuk po e mbron siç duhet motorin.

Në vendet me dimra të ftohtë dhe verë të nxehtë, vaji sintetik është opsioni më i mirë. Edhe pse është më i mirë sesa vaji standard, rekomandohet që intervali i tij të mos shtyhet. /Auto Ekspress

Tags: Vaji i Motorit

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version