Kjo është hera e parë që flasim për gjeneratën e dytë të Range Rover Evoque.
Marka angleze po bëhet gati për lançimin e SUV-it kompakt, dhe ka filluar me shperndarjen e disa skicave të makinës së ardhshme.
Pamja e jashtme e makinës do të zbulohet tërësisht dhe në detaje më 22 nëntor, dhe në të njëjtën ditë do të fillojnë porositë për modelin Land Rover. Çmimet pritet të fillojnë prej 41,505$.
Kanë kaluar tetë vite nga lançimi i origjinalit të Evoque, dhe Land Rover ka deklaruar se modeli i ri do të ketë standarte të reja të dizajnit, aftësisë dhe qëndrueshmërisë.
Mbi 750,000 njësi të modelit aktual të Evoque janë shitur në mbarë botën.
Makina do të jetë më e gjatë se gjenerata aktuale, duke krijuar hapësirë më të madhe brenda automjetit.
Evoque do të vijë me opsionet e motorit me benzinë dhe me naftë, me fuqi që varion nga 148 kuaj fuqi deri në 296 kuaj fuqi.
Është ende e paqartë nëse Land Rover ka arritur të projektojë makinën për të suportuar fuqinë hibride plug-in. /Auto Ekspress