Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

20 modele makinash prodhuar në vende që nuk e prisnit

4 years ago
in Lajme, Të Përzgjedhura
6 min read
0
20 modele makinash prodhuar në vende që nuk e prisnit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zakonisht prodhuesit e makinave zgjedhin të prodhojnë disa modele të caktuara në vendet me kërkesë të lartë për modelet specifike. Në këtë artikull kemi përfshirë 20 modele makinash të prodhuara në vende ku nuk e prisnit.

Jeep Renegade – Itali

Lajme të Ngjashme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

2020-04-08

A e dinit se modeli origjinal i Jeep është përdorur për pushtimin e Italisë? Sot modeli bazë i Jeep Renegade ndërtohet krahas Fiat 500X në Itali.

Porsche Cayenne – Sllovaki

Gjenerata e kaluar e Cayenne ndërtohej pjesësisht në fabrikat e grupit Volkswagen në Bratislavë përpara se të dërgohej në Leipzig të Gjermanisë për të përfunduar punën. Gjenerata e re do të ndërtohet plotësisht në Sllovaki.

Ford EcoSport – Indi

Crossover-i më i vogël i Ford prodhohet në Indi dhe është makina e parë e shitur në SHBA që prodhohet në vendi e dytë me popullsinë më të lartë në botë.

Cadillac CT6 Hybrid – Kinë

Ndërsa CT6 me benzinë prodhohet në Detroit, modeli plug-in hybrid prodhohet në Kinë.

Toyota C-HR – Turqi

Shumicën e makinave të shitura në SHBA Toyota i prodhon po në SHBA. Por edhe në Japoni. Surpriza e vërtetë është prodhimi i makinave Toyota në Turqi siç është modeli C-HR.

Audi Q3 – Spanjë

Marka Spanjolle e grupit Volkswagen, Seat, ka një fabrikë prodhimi në Martorell të Spanjës ku prodhon disa modele e një prej tyre është Q3.

Jaguar E-Pace dhe I-Pace – Austri

Nganjëherë kompanitë shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet prodhuese të tyre duke u detyruar të drejtohen nga palë të treta siç është rasti i kompanisë Magna Steyr në Austri. Kjo fabrikë prodhon modelet Jaguar E-Pace dhe I-Pace.

Mini Countryman – Holandë

Përveç Spyker çfarë makine tjetër prodhohet në Holandë? Përgjigja është Mini Countryman sepse Mini nuk ka një fabrikë prodhimi në Britani.

Mitsubishi Mirage – Tajlandë

Prodhimi i makinave është një prej industrive më të përhapura në Azinë Juglindore.

Ford Transit Connect – Spanjë

Modeli origjinal është ndërtuar në Turqi. Tashmë është zhvendosur në Spanjë.

Toyota Yaris – Francë

Toyota zakonisht nuk prodhon modele makinash në vend që nuk shiten. Në tregun Evropian, Yaris ka rezultat sukse si vërtetë dhe për këtë është zgjedhur Franca.

Mercedes-Benz CLA – Hungari

CLA-Class prodhohet në Kecskemet të Hungarisë së bashku me B-Class dhe CLA-Shooting Brake.

Infinity QX30 – Britani

QX30 mund të vijë nga një kompani Japoneze po nën lëkurë fshihet gjak Gjerman. Megjithatë prodhohet në Sunderland të Anglisë së bashku me modelet Nissan.

Dogde Challenger – Kanada

Një prej makinave më ekzotike me motor V8 e cila nxjerr tym nga gomat dhe jo nga marmitat është Dogde Challenger.

Së bashku me Hellcat, Demon, Charger dhe Chrysler 300 prodhohen në Kanada.

Audi Q8 – Sllovaki

Ashtu si Q7, Q8 prodhohet në Bratislavë. Porsche Cayenne gjithashtu.

Buick Envision – Kinë

Envision ishte një prej makinave të para të shitura në Amerikë në masë dhe prodhuar në Kinë. Ishte dizajnuar për tregun Kinez por gjeti hapësirë edhe në SHBA.

Buick Cascada – Poloni

Buick-ët vinë nga çdo cep i botës. Envision në Kinë, Encore në Korenë e Jugut, Regal në Gjermani dhe tashmë Cascada në Poloni. LaCrosse dhe Enclave prodhohen në SHBA.

Honda Civic Hatchback – Britani

Honda Civic coupe dhe sedan prodhohen ose në Indiana të SHBA-së ose në Kanada. Por çdo hatchback prodhohet në Angli kjo për shkak të popullaritetit të lartë në Evropë.

Mercedes-Benz GLC – Finlandë

Kërkesa globale për GLC-Class është e lartë dhe Mercedes kishte nevojë për një fabrikë prodhimi përtej Gjermanisë.

Si rezultat GLC-ja juaj mund të vijë nga Finlanda.

BMW X5M de X6M – SHBA

Gjithnjë modelet X5 janë prodhuar në Karolinën e Jugut në SHBA ndërsa SUV-ët e Mercedes në Alabama. /Auto Ekspress

Tags: AudiBMWMercedesToyotaVolkswagen

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version