Pas një studimi të bërë mbi 500,000 pronarë automjetesh në lidhje me 17 probleme, janë përcaktuar makinat të cilat janë më pak të besueshme. Problemet që janë marrë në studim variojnë nga prishja e frenave dhe prishja e pjesëve të interiorit, deri tek probleme më të mëdha, si keqfunksionimi i marsheve të transmetimit, ose probleme me sistemin e drejtimit me katër gomat aktive.
Më poshtë renditen dhjetë makinat më problematike, sipas raportit të konsumatorëve për vitin 2018.
- Honda Odyssey
Minivani i famshëm i Honda-s vlerësohet për harxhimin e paktë të karburantit, por përsa i përket çështjeve elektronike, pajisjet e energjisë dhe softuerin, lë për të dëshiruar. Ankesa ka edhe për problemet me butonin e parkimit, dhe ekranin me prekje tetë inç i cili huton drejtuesin e mjetit.
- Volkswagen Atlas
Crossover-i i Volkswagen me tre rreshta me ndenjëse, ofron një udhëtim komfort dhe manovrim të lehtë të mjetit. Por drejtuesit kanë hasur probleme me sistemin e klimës, marshet e transmetimit, zhurma dhe rrjedhje. Motori V6, që ka transmetim automatik me tetë nivele shpejtësie, funksionon mirë, por nuk arrin shpejtësinë e duhur, dhe harxhon më tepër karburant.
- Buick Enclave
I ridizajnuar për modelin e vitit 2018, Buick Enclave është një tjetër automjet me tre rreshta me ndenjëse që vuan problemet me transmetimin e marsheve, sistemin e klimës, dhe sistemin e emetimeve.
- Chevrolet Silverado 2500 HD
Modeli për rrugë të vështira i Chevrolet, Silverado 2500 HD, ka pasur ankesa për probleme të mëdha me motorin, zhurmat dhe rrjedhjet, si dhe për pajisjet elektronike të makinës. Gjithashtu modeli binjak me të, GMC Sierra HD ndan të njëjtat vlerësime me Silverado 2500 HD.
- Kia Cadenza
Kia ka pasur përmirësime si markë këtë vit, por sedani i madh Cadenza ka pasur probleme me sistemin e kontrollit të klimës, dhe sistemin e emetimeve. Megjithatë krahasuar me konkurrentët Chevrolet Impala dhe Toyota Avalon, Kia Candeza është më e mirë për distanca të largëta.
- Chevrolete Traverse
Edhe pse është një konkurrent sfidues në segmentin e crossover-ave me tre rreshta me ndenjëse, Chevrolet Traverse ka disa probleme të vogla me transmetimin e marsheve, si dhe me pajisjet elektronike. Makina ka motor 3.6 litërsh V6.
- Honda Clarity
Honda Clarity është fokusi i prodhuesve japonezë në powertrain-ë, në dispozicion në versionin plotësisht elektrik, hibrid plug-in, dhe versionin që fuqizohet me hidrogjen. Drejtuesit e kësaj makine kanë hasur problem me kontrollin e klimës dhe sistemin e emetimeve, si dhe pjesët harduer. Sipas studimit, motori hibrid plug-in krijon zhurma të mëdha ndërkohë që është në gjendjen hibride. Ndenjëset e përparme janë të parehatshme për shkak të mbështetëses të shkurtër.
- Cadillac ATS
Edhe pse sedani Cadillac ATS është ofruar me zbritje për modelin e vitit 2019, prodhuesi amerikan përsëri ofron një coupe. Problemet me këtë makinë përfshijnë keqfunksionimin e pajisjeve elektronike, sistemin e klimës, dhe sistemin e drejtimit. Cadillac ATS është i disponueshëm me motor 2.0 litërsh turbocharged me katër cilindra ose me motor 3.6 litërsh V6.
- Tesla Model X
Tesla Model X mbetet problematik për drejtuesit e saj, në lidhje me pajisjet elektronike, zhurmat dhe rrjedhjet, si dhe me pjesët harduer. Crossover-i tërësisht elektrik manovrohet mirë dhe ofron një performancë fantastike, por sipas raportit të studimit, komforti gjatë udhëtimit dhe izolimi ndaj zhurmave nuk është aq i mirë sa tek Model S.
- Ram 3500
Kamioni për rrugët e vështira Ram 3500 shkakton disa shqetësime, që sipas drejtuesve të kësaj makine, problemet përqendrohen tek drejtimi/ pezullimi, sistemi i emetimeve/ karburantit, ftohja e motorit, zhurmat dhe rrjedhjet. Versionet e motorit janë: 5.7 litërsh V8, 6.4 litërsh V8, dhe 6.7 litërsh Cummins turbocharged. /Auto Ekspress